Chelsea ec tutje ne FA CUP, ja raporti i ndeshjes

05.01.2014 (komentet: 0)

Chelsea nuk lejoi befasi. Skuadra e menaxherit Jose Mourinho mposhti Derby Countyn me rezultat 2:0 me golat nga mesfushorët John Obi Mikel dhe Oscar duke u kualifikuar tutje në FA Cup.

Chelsea fitoi në udhëtim te Derby County me rezultat 2:0 dhe u kualifikua tutje për në rrethin e katërt në FA Cup.

Pavarësisht ballafaqimit me kundërshtarin nga një nivel më i ulët i garave, Championship, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho inkuadroi një formacion të fortë me Samuel Eto’on në sulm.

Pjesa e parë nuk soli goll, kurse pas intervalit, mesfushori John Obi Mikel e kaloi Chelsean në epërsi pas 66 minutash lojë.

Kurse, vetëm pesë minuta më vonë Oscar e dyfishoi avantazhin e mysafirëve duke siguruar fitoren dhe kualifikimin e mëtutjeshëm për gjigantin londinez, që ka shfaqur formë të mirë në periudhën e fundit.

Një lajm brengosës për Mourinhon është se sulmuesit, Eto’o, dhe rezervisti Fernando Torres i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në vend të kamerunasit nuk shënuan gol.

Punoi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment