Chelsea e sakaton, por Bayerni ndeshjen e fiton.

31.08.2013 (komentet: 0)

Ekipi gjerman i Bayern Munichut është fitues i Superkupës së Europës, pasi mposhti ekipin anglez Chelsea dhe atë falë penalltive dhe pas një loje sa fantastike aq edhe dramatike.

Ishin anglezët që dolën të parët në epërsi me golin që në minutën e 8-të me të cilin rezultat edheu mbyll pjesa e parë. Por me të filluar pjesa e dytë ishte lojtari i sapozgjedhur si më i miri i Europës, francezi Franck Ribery i cili shhënoi një supergol nga distanca ai që barazoi rezultatin në min. e 47-të, me të cilin rezultat edhe përfunduan 90 minutat e rregullt të takimit kështu që loja shkoi drejt vazhdimeve. I

Belgu Eden Hazard ai që në minutën e 93 të vazhdimeve kaloi Chelsean në avantazh, edhe pse me një lojtar më pak pasi që braziliani Ramirez u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të keqe ndaj Gotzes.Kur të gjithë menduan se Mourinho edhe një herë do të mposhte rivalin e tij Pep Guardiolan, ishte spanjolli Martinez që nuk mendoi kështu dhe në aksionin e fundit të ndeshjes barazoi për ta dërguar në delirium tifozët në stadiumin e Pragës.

Në fund loja u mbet të vendosej nga penalltitë. Golashënues për Bayern Munichun ishin: Alaba, Kroos, Lahm, Ribery dhe në fund ai që na bën krenar të gjithëve, yllin shqiptar të Bayernit Xherdan Shaqiri, që me penalltinë vendimtare të shënuar nga ai tregoi që është një lojtar i madh dhe që Guardiola me të vërtetë ka në kënd të besojë. Ndërsa golashënues për ekipin e Chelseat ishin: Luiz, Oscar, Lampard, Cole, ndërsa penalltinë e fundit e huqi fatkeqi i takimit, Romelu Lukaku.

Edhe pse mbrojti penalltinë vendimtare për Bayernin, padyshim heroi i takimit ishte portieri i Chelseat, çeku Petr Cheh, i cili bëri disa pritje bravoroze, sidomos në fund të takimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment