Çështja e transferimit ka ndikuar te forma e Neymar

15.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, mendon se rënia në formë e Neymar është pasojë e të dhënave që dolën në shesh rreth transferimit të tij.

Çështja e kalimit të 21-vjeçarit në Camp Nou është shoqëruar me dërgimin e klubit katalunas në gjykatë dhe me dorëheqjen e tashmë ish-presidentit Sandro Rosell, si pasojë e mashtrimeve me taksa dhe mostregimit të shumës së vërtetë të blerjes së brazilianit.

“Pozita e tij në fushë nuk ka ndryshuar shumë qëkur u kthye (nga lëndimi). Si anësor i majtë apo qendërsulmues, paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira”.

“Kundër Manchester Cityt luajti në të djathtë dhe ishte shumë i mirë. Ai po luan mirë në të gjitha këto tri pozita në sulm”.

“Kthimi pas një muaji jashtë është gjithmonë i vështirë për të kthyer ritmin dhe pastaj të gjitha vështirësitë që ndodhën rreth çështjes së transferimit të tij”.

“Nëse më duhet të zgjedh arsyen, do të thosha se (rënia në formë) është pasojë e gjërave jashtë fushe”, u ka thënë argjentinasi gazetarëve. 

/E.Smerqaku/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment