Cesc: Messi po e mban Barcelonën

01.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka këmbëngulur se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet se bashkëlojtarët janë të pakënaqur me kontributin e Lionel Messit në ekip.

 

Blaugranët janë kritikuar shumë për performancën e tyre ndaj Real Sociedadit duke ngritur pikëpyetje për Messin, por Cesc ka nënvizuar se është argjentinasi ai që po e mban ekipin.

“Nëse ka ndonjë lojtar që e mban ekipin në duart e tij, atëherë është Messi. Nëse kërkohet më shumë prej tij, duhet të kërkohet tri herë më shumë prej nesh”.

“Është totalisht e padrejt që dikush të thotë fjalë të këqija për Messin. Ai duket shumë në formë për mendimin tim. Ai ka qenë lojtari më i qëndrueshëm në historinë e futbollit. Unë nuk kam dyshime se ai do të jetë aty kur do të na duhet më së shumti. Ai nuk është i kënaqur për humbjen, por kjo do të shihet në ndeshjet tjera”, ka thënë Cesc.

Përgaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment