CAS i jep 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë

10.07.2015 (komentet: 0)

 

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

 

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Twtter: "Supeeeer! Ja ç' domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!

Kthehu mbrapa

Shto koment