Roberto Carlos: Iker, ndër më të mirët në histori

30.09.2014 (komentet: 0)

Ish ylli i Real Madridit, Roberto Carlos, thotë se Iker Casillas tashmë është një prej portierëve më të mirë në histori të futbollit.

Kapiteni i Spanjës së fundi u fishkëllye nga disa seksione të tifozëve të Real Madridit, por Carlos, i cili luajti krahas Casillas për 11 vite, thotë se këto janë gjëra normale në futboll dhe nuk ia mohojnë atij statusin e njërit prej më të mirëve në histori të futbollit.

“Iker është një institucion në klub. Ai e ka veshur fanellën për 15 vite, ka fituar shumë tituj dhe ka pasur shumë sukses. Ai është një idhull, një prej portierëve më të mirë në histori ët futbollit”.

 

 

“Tifozët ndonjëherë i kundërshtojnë lojtarët. Është diçka shumë normale. Por Casillas ka shumë merita te Madridi”, ka thënë Carlos për As. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment