Cana sulmon kritikët ndaj gjesteve fetare të lojtarëve: Ata urrejnë Kombëtaren

30.03.2015 (komentet: 0)

Lorik Cana u ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarëve të tij pas gjesteve fetare.

 

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u ka dalë në mbrojtje futbollistëve kuqezi.

Këta të fundit shpalosën gjeste fetare pas dhe gjatë ndeshjes kundër Armenisë, e Cana thotë se kjo është normale.

“Nuk guxojmë të heshtim ndaj kësaj fatkeqësie, nipave të xhaxhit Enver ju pengon nëse shokët e mi falënderojnë Zotin. Po të ishin ende në pushtet do ta luftonin!

Islamofobia është e lidhur ngushtë me anti-shqiptarinë. Kjo del në shesh pas shfaqjes së mllefit dhe urrejtjes qoftë edhe atëherë kur kombëtarja korrë suksee. Islamofobët janë edhe antishqiptarë. Ata urrejnë edhe kombëtaren edhe suksesin e koombëtares vetëm për shkak të lojtarëve besimtar të saj.

Në asnjë vend të Evropës që kam lozur nuk ndalohen sixhadeja as kryqi pasi që shënohet goli, por ju pengon vetëm këtyre që dëshirojnë të na përqajn kombin”, shkroi Cana. /Express/

Kthehu mbrapa

Shto koment