Cana mposht fiorentinen me një supergol

03.03.2014 (komentet: 0)

Lazio ka regjistruar fitore prej 1-0 si mysafir i Fiorentinas në Stadio Artemio Franchi. Heroi i takimit ishte Lorik Cana, i cili shënoi të vetmin gol në këtë përballje që ishte padyshim njëri nga golat më të bukur të javës në Serie A..

Futbollisti shqiptar u gjend më mirë në zonë pas një harkimi nga këndi dhe arriti të realizojë golin me vlerën tri pikë (5’).

Pas 26 javësh, Lazio ka grumbulluar 38 pikë nga 10 fitore, tetë barazime dhe tetë humbje dhe mban pozitën e tetë.

Fiorentina gjendet në vend të katërt në tabelë me 45 pikë.

Pergaditi :E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment