Cana: Kundër danezëve vetëm për fitore

10.10.2014 (komentet: 0)

Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ndihet i emocionuar që do të luhet në një stadium të ri, i cili plotëson kushtet e një impianti të tillë evropian.

Por ka një merak: “Elbasan Arena” është i vogël. Këtë e thotë duke parë kërkesat e shumta të tifozëve për bileta dhe mbështetjen e madhe të tyre, që ia kanë garantuar kombëtares jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por edhe në transferta, kudo.

“Stadiumi në Elbasan është i bukur, por i vogël,” vlerësoi lojtari i Lazios në Seria A, raportojnë mediat shqiptare.

 

 

Lidhur me kundërshtarin, Cana shtoi: “Ne e njohim forcën e Danimarkës, kemi luajtur edhe vite më parë ndaj saj. Nëse bëjmë një krahasim, favorit i grupit tonë kualifikues mbetet Portugalia, pavarësisht se ne e mundëm në fushën e saj, në startin e eliminatoreve. Ndaj danezëve do të futemi në fushë vetëm për fitore, do të tentojmë më të mirën. Nuk kemi pse të futemi në fushë me frikë, pasi kemi luajtur edhe me kundërshtarë më të fortë se Danimarka e kemi marrë pikë”, theksoi Cana. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment