Cameron: Fanellat e Anglisë janë të shtrenjta

03.04.2014 (komentet: 0)

Kryeministri i Britanisë së madhe mendon se çmimi prej 90 funta për një fanellë të kombëtares së Anglisë është shumë për tifozët.

 

 David Cameron, kryeministri i Britanisë së madhe deklaroi se me çmimin prej 90 funta nuk duhet lejuar që tifozët të jenë viktima para kampionatit botëror të Brazilit.

Mediat britanike dhe tifozët kanë kritikuar vendimin e kompanisë Nike që ka vendos një çmim të till për fanellat e Anglisë.

Ministrja e sportit, Helen Grant kërkoi nga kompania amerikane të ulë çmimin. “Kjo është shumë shtrenjtë. Prindërit janë nën presion për të blerë fanellat e reja dhe këtë nuk duhet keqpërdorur”, tha ajo.

Shitja e fanellave të reja fillon sot, ndërsa Nike lajmëroi se fanellat replika do të kushtojnë 60 funta, deri sa një pjesë e serisë speciale do të kushtojë 90 funta.

Kthehu mbrapa

Shto koment