Calderon: Mourinho nuk flet me Kakan qe 4 muaj

20.01.2012 (komentet: 0)

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka ngjallur edhe më shumë debatin për mos-suksesin e madrilenëve karshi Barcelonës.

Ai ka thënë se Jose Mourinho nuk ka biseduar me Kakan në katër muajt e fundit. “Lojtarët nuk janë më të lumtur. Ai nuk ka folur me Kakan asnjëherë në katër muajt e fundit”, tha Calderon për Ona FM.

Sipas tij lojtarët e Realit nuk janë të kënaqur me injorimin e tyre dhe privilegjet që Mourinho u jep portugezëve. 

Ndërsa për Nuri Sahin, pohoi "Arsyeja që ai nuk luan është se Mourinhos nuk i pëlqen".

Kthehu mbrapa

Shto koment