Bunjaku: Shikuesit na ndihmojnë

21.05.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi më me përvojë i Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe do të përballën me dy kundërshtarë shumë të fortë dhe Përfaqësuese profesioniste.

“Shumë mirë po ndihem që erdha prapë për të luajtur me Kosovën. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe përpara kemi dy lojë shumë të forta me kualitet të lartë. Luami ndaj dy skuadrave profesioniste dhe mendojmë që të paraqitemi sa më mirë. Edhe ne kemi skuadër të mirë dhe duhet të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, tha Bunjaku.

Tutje sulmuesi i skuadrës gjermane Kaiserslautern, ka deklaruar se beson në rezultat pozitiv të Përfaqësueses, pasi tifozët i kanë mbrapa dhe ata do t’i ndihmojnë për ta arritur një gjë të tillë.

“Po normale që mungesat e bëjnë të vetën pasi i njeh lojtarët pak më mirë por gjithmonë ndryshon formacioni por kjo nuk duhet të na pengoj dhe duhet të përqendrohemi në ndeshje. Besoj që kemi me marrë rezultat pozitiv pasi i kemi shikuesit pas shpine. Krejt shqiptarët na përkrahin dhe besoj se do t’ia dalim”, përfundoi sulmuesi i rrezikshëm i Kosovës. /Arena/Telegrafi/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment