Buffon: E merituam eliminimin

25.06.2014 (komentet: 0)

Gianluigi Buffon ndoshta është i vetmi nga italianët që nuk po ankohet pas eliminimit nga Kampionati Botëror.

 

Azzurrët pësuan me rezultat 1-0 nga Uruguai në një ndeshje kundërthënëse, mirëpo kapiteni e ka kritikuar skuadrën e tij për këtë eliminim.

“Është një ditë shumë e pikëlluar për ne si skuadër, si lojtarë individuale dhe si komb”.

“Ishte një dështim dhe është e padobishme që ta mohosh apo të flasësh rreth tij (eliminimit)”.

“Ne u eliminuam dhe këtë e merituam”, portieri i Juventusit për Sky Italia.

Në tri ndeshjet grupore, Italia regjistroi një fitore (ndaj Anglisë) dhe dy humbje (nga Kosta Rika dhe Uruguai). /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment