Brazili nuk ka nevoje per diego costan

03.03.2014 (komentet: 1)

Drejtori teknik i përfaqësueses së Brazilit, Carlos Alberto Parreira, ka thënë se kombëtarja e tij nuk ka nevojë për Diego Costan dhe se e respekton vendimin e tij që të luajë për Spanjën.

Sulmuesi i Atletico Madridit e ka përfaqësuar Selecaon në dy raste, mirëpo në vitin 2013 mori nënshtetësinë spanjolle dhe vendosi të luajë për La Roja.

“Diego Costa ka qenë me ne një herë, në fakt ka luajtur dy herë. Prandaj për një periudhë nuk e kemi thirrur, sepse është dashur të shikojmë shumë lojtarë të tjerë, mirëpo e kishin parasysh”.

“Pastaj kur vendosëm ta ftonim për Kupën e Konfederatave, ai veçmë e kishte marrë vendimin, sepse ishte ftuar nga kombëtarja e Spanjës”.

“Ai e mori vendimin dhe ne duhet ta respektojmë. Ai nuk është më një lojtar brazilian. Ai zgjodhi të luajë për Spanjën, por Brazili do të mbijetojë edhe pa të, mos u shqetësoni”.

 

“Është lojtar i mirë dhe do të dëshironim ta kemi, por ne nuk do të vajtojmë dhe të themi se na mungon. Jeta vazhdon edhe pa të”, ka deklaruar Parreira. 

Pergaditi : E.Smerqaku 

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga 66 | 05.03.2014

qyshh more nuk ka nevojj ??