Botërori 2014, më shumë se 200 mijë bileta shiten brenda 5 orësh

13.03.2014 (komentet: 0)

Rio de Jeneiro, 13 mars - Më shumë se 200.000 bileta për 60 nga 64 ndeshjet e Botërorit 2014 në futboll janë shitur brenda pese oresh te merkuren nga FIFA, gjate fazës se dyte te parashikuar para nisjes se këtij kompeticioni me 12 qershor.

“Brenda pese oreve te para te fazes se dyte jane shitur 203.330 bileta per Kupen e botes per tifoze ne vende te ndryshme”, beri te ditur FIFA.

Ne total, 345.000 bileta jane shitur te merkuren, duke nisur nga ora 08.00 ne Rio de Janeiro per fazen e dyte, qe perfundon me 1 prill.

Keto bileta jane per te gjitha ndeshjet e Boterorit, perjashtuar ndeshjen e hapjes mes Brazilit dhe Kroacise, dy gjysemfinalet dhe finalen, e parashikuar per me 13 korrik.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment