Bolt synon të bëhet atleti më i mirë i të gjitha kohërave

14.02.2015 (komentet: 0)

Atleti Usain Bolt ka bërë të ditur se do të pensionohet në vitin 2017, por para se ta bëjë këtë, ai synon të bëhet atleti më i mirë i të gjitha kohërave.

 

Në një intervistë për Daily-Mail, njeriu më i shpejtë në botë, ka thënë se në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio, synon të marrë medaljen e artë në 100 metra në tri Olimpiada të ndryshme.

“Do ta fitoj edhe medaljen në Rio”, tha shkurt Bolt. “Do të ishte një gjë e madhe sikur të bëhesha atleti më i mirë i të gjitha kohërave si heronjtë e mi Muhammad Ali, Michael Jordan e Michael Johnson”.

“Gjatë tërë karrierës sime kam punuar që të bëhem më i mirë. Vjet më parë thosha se dua të bëhem një legjendë. Tani unë dua të kujtohem si atleti më i mirë i të gjitha kohërave”. 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment