Blendi testohet nga ekipet angleze, synon majat e futbollit evropian

12.02.2015 (komentet: 0)

Edhe një i ri gjilanas po synon të tregojë talentin e tij dhe të arrijë majat e futbollit evropian. 17 vjeçari Blend Rahimi i cili aktualisht mbron ngjyrat e KF ”Gjilani” të ekipit junior këto ditë do të marrë pjesë në një kamping testimi për talentët e rinj në Angli pikërisht në Londër dhe Manchester, ku do të mundohet të dëshmojë vetën para menaxherëve anglez dhe evropian.

 

Atij ky rast i jashtëzakonshëm i është ofruar falë menaxherit të mirënjohur gjilanas Faredin Bejtullahu i cili aktualisht vepron në Francë, por i cili po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivizimin e talenteve të rinj kosovar nëpër klubet më të mëdha evropiane, raporton Rajonipress.

Blend Rahimi është anëtar i KF. “Gjilani” që nga mosha 8 vjeçare dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi.

Sipas tij i tërë ky bagazh profesional dhe rezultatet e arritura nga ai, janë realizuar falë punës së palodhshme dhe profesionale që zhvillohet në këtë klub, e në veçanti trajnerëve: Afrim Hajdini, Sadullah Ajeti, Musa Selimi etj. të cilët po bëjnë një angazhim të çmuar sidomos me gjeneratat e reja.

“Puna e palodhshme dhe përkushtimi kanë bërë që unë të arrij në nivelin në të cilin momentalisht gjendem, dhe shpresoj që në të ardhmen të arrijë nivelin e portierëve më të njohur botërorë”, shprehet për Rajonipress, idhulli i të cilit është portieri David De Gea.

Gjithashtu duhet theksuar kontributin e çmuar të Nexhat Aliut nga “Climaterm”, i cili ka mbuluar të gjitha shpenzimet e Blendit për udhëtimin dhe pjesëmarrjen në këtë kamping në Angli. Urojmë që ky synim dhe ëndërr e këtij të riu me perspektivë shpejt të bëhet realitet.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment