“Bezi”, “Raci” dhe “Reshi” dhanë vulën e suksesit për futbollin gjilanas

09.08.2014 (komentet: 0)

Është mbajtur sot turneu memorial kushtuar tri fugurave që dhanë kontribut të madh për sportin gjilanas dhe atë kosovar: Selami Osmani - “Bezi”, Kemajl Halimi - “Raci” dhe Reshat Osmani- “Reshi”, i cili është organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe klubin e futbollit “Drita”.


Fillimisht, kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Haziri dhe kryesia e klubit “Drita” kanë vënë kurora lulesh tek varret e tre personaliteteve të futbollit gjilanas.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që i kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan



“Tradicionalisht Gjilani e organizon turneun. Jam i nderuar që sivjet më jepet rasti ta vazhdojë këtë traditë. Janë tre emra të mëdhenj që Gjilanit i bëjnë nderë në zhvillimin e sportit, në kultivimin dhe angazhimin e brezave të rinjë, për që historia e bujshme e Gjilanit në sport, e në veçanti në futboll, lidhet me emrat e tyre dhe me emrat e shumë gjeneratave tjera" tha Haziri.

Sipas tij, këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që e kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan.

"Ne i nderojmë sot, gjunjëzohemi dhe lutemi që vullneti i tyre për zhvillimin e futbollit në Gjilan të jetë vullnet yni i përbashkët që t’i nderojmë me pretendim serioz që ta bëjmë turneun sa më masiv, sa më ndërkombëtar, jo vetëm në suaza të vendit tonë dhe regjionit, por një turne në të ardhmen që gjatë këtij muaji do ta shënojë një ngjarje vërtet të madhe të futbollit në Gjilan dhe në Kosovë”, tha Haziri.

“Drita” fituese e turneut

Në turne pos “Dritës”, ka marrë pjesë edhe “KF Trepça”, “KF Gjilani” dhe “KF Ferizaj”. Turneun e shpalli të hapur kryetari Lutfi Haziri dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Pas zhvillimit të takimeve, skuadra e “Dritës” ka fituar turneun pas penalltive në finale me Gjilanin, ndërsa vendin e tretë e zuri “Trepça” nga Mitrovica.



Klubi më fair-play është shpallur “KF Ferizaj”, lojtari më i mirë i turneut Ardian Limani i “Dritës”, derisa portieri më i mirë u zgjodh Samir Huruglica, po ashtu i skuadrës nikoqire.

Çmimet dhe mirënjohjet i ndau drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i komunës së Gjilanit, Bujar Haziri, i cili pohoi se në të ardhmen synohet që ky turne të jetë me përmasa ndërkombëtare.

Kthehu mbrapa

Shto koment