Berisha: Do ta shkruajmë historinë

26.03.2014 (komentet: 0)

Pas fitores së madhe çaste më parë ndaj Levskit në Prishtinë dhe kualifikimit në ‘Final-Four’ të Ligës Ballkanike, basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë ekskluzivisht për Telegrafin se me këtë skuadër do ta shkruajnë historinë e basketbollit kosovar.

Ndihem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë i emocionuar dhe krenarë për këtë skuadër dhe për çfarë kemi arritur deri më tani”, tha fillimisht Berisha për Telegrafin.

“Besoj që do të shkruajmë historinë së bashku dhe do të arrijmë një ndër sukseset më të mëdha në ekipet kolektive që nga periudha e pasluftës. Mirëpo, kemi ende shumë punë përpara”, shtoi Dardani.

“Dua t’i falënderoj në veçanti Plisat, të cilët janë të mrekullueshëm dhe pa të cilët nuk do të ishim këtu”, përfundoi ‘Dali’.

Kthehu mbrapa

Shto koment