Benzema, 3 milionë euro për xhaminë e Lyonit

20.03.2013 (komentet: 0)

Njëri nga futbollistët më të mirë të Real Madrid dhe sulmuesi i parë i kombëtares së Francës, Karim Benzema ka dhuruar donacion 3 milion euro për ndërtimin e një xhamie në Lyon të Francës.

 

 

Benzema, përveç aftësive të tij shumë të mira në fushën e lojës, është treguar edhe një person i përgjegjshëm dhe human. Ai nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij algjeriane dhe të qenit mysliman andaj edhe ka dhuruar plot 3 milionë euro Xhamia kushton 6 milionë euro, ndërsa francezi me origjinë algjeriane ka dhuruar gjysmën e tyre.

Këtë informacion e ka konfirmuar Edin Osmanoviq, boshnjaku i cili jeton dhe punon në Francë,i cili e njeh Benzeman nga koha kur ka luajtur ne Lyon, kampionin e atëhershëm të Francës,i cili shum shpesh ka luajtur futboll pran shtëpisë së prindërve të tij. transmeton avaz.ba.

Kthehu mbrapa

Shto koment