Bento: Ronaldo do jetë gati për Botëror

13.05.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Portugalisë, Pualo Bento, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për Kampionat Botëror.

Sulmuesi i Realit ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon dhe pas problemeve në muskulin e kofshës dhe në gju, është tekniku i Portugalisë ai që ka siguruar se CR7 do të jetë i gatshëm për Botëror.

“Për momentin ne kemi nevojë vetëm të shohim si shkojnë gjërat. Më pas do të bëjmë më të mirën për të menaxhuar gjendjen e tij”.

“Reali nuk po e rrezikon atë, por unë premtoj se nuk kam kërkar që Reali ta pushojë atë. Unë nuk përzihem në problemet e klubit. Unë e pres atë në ekip pas finales së Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Bento. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment