BENITEZ: TE REALI VETËM RONALDO I PADISKUTUESHËM

22.09.2015 (komentet: 0)

Në ndeshjen e vështirë të kësaj të mërkure në San Mames Reali i Madridit do të jetë pa Sergio Ramosin.

Në konferencën për shtyp në vigjilie të takimit përballë Athletic Bilbaos trajneri i Los Blancos, Rafa Benitez

konfirmoi mungesën e mbrojtësit spanjoll i cili u shtohet të dëmtuarve të tjerë si Gareth Bale, James Rodriguez dhe Danilo. Gjithsesi pavarsisht problemeve në formacion tekniku 55-vjecar beson te suksesi i të tijëve.

” Kam folur me Sergio Ramosin, ai nuk është ende në 100% kështu që nuk do ta rrezikojmë përballë baskëve. Ajo në San Mames do të jetë një provë shumë e vështirë për ne. E dimë që kemi përballë një rival që do të na hapë shumë probleme. Sezonin e kaluar Reali është mundur në këtë stadium. Nëse duam të fitojmë duhet të kemi shumë intensitet në lojën tonë. Është e vërtetë që Reali gjithmonë e ka patur të vështirë ndaj Bilbaos, por unë mendoj se skuadra që kam në dispozicion mund të fitojë në cdo fushë dhe ndaj kujtdo kundërshtari”.

Benitez thuri edhe njëherë tjetër elozhe për Cristiano Ronaldon që sipas tij është futbollisti më i mirë që ka në dispozicion Reali i Madridit.

” Ronaldo ka nevojë për pushim? Përballë Espanyolit, Crisitiano ishte lojtari që vrapoi më shumë në fushë. Ai di ta menaxhojë ashtu sic duhet forcën e madhe që zotëron. Për momentin është në formë shumë të mirë. Nëse te kjo skuadër ka një lojtar të padiskutueshëm ai është Cristiano, pasi të tjerët janë vetëm futbollistë të mirë”.

Pyetjen e gazetarëve sesi e shikon La Ligan pa Barcelonën, Benitez e anashkaloi duke mos dhënë një përgjigje ekzakte.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment