BENITEZ KONFIRMON LARGIMIN NGA NAPOLI

28.05.2015 (komentet: 0)

Rafa Benitez i jep lamtumirën Napolit pas dy vitesh gjatë të cilëve trajneri spanjoll fitoi 2 trofe me klubin e kaltër dhe në lojë për tu arritur është ende kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin ardhshëm në ndeshjen e fundit ndaj Lazios.

Në një konferencë për shtyp ku ishte i pranishëm edhe presidenti Aurelio De Laurentis, Benitez konifrmoi largimin nga Napoli në fund të sezonit, ndërkohë që falenderoi klubin për këto dy vite që kaluan sëbashku.

” Epoka ime këtu te Napoli tashmë ka përfunduar por përpara se të largohem duhet ti përshëndes të gjithë me një fitore ndaj Lazios të Dielën që do të bënte të lumtur të gjithë tifozët sepse do ta kualifikonte Napolin në Champions League. Është gjithmonë e vështirë të largohesh nga një qytet dhe një klub ku të gjithë të trajtojnë shumë mirë. Sic e tha edhe presidenti De Luarentiis për mua janë dy vite që qëndroj larg familjes time dhe të vazhdoja këtu ishte dicka pamundur”.

Për Rafael Benitez parashikohet një e ardhme në Spanjë ose Angli, trajneri ka shanse të mirë për të marrë drejtimin e Realit të Madridit por edhe në Premier League pëlqehet nga disa skuadra. Menjëherë pas lamtumirës së trajnerit fjalën e mori presidenti De Laurentiis që falenderoi trajnerin spanjoll për punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve. I pyetur për trajnerin e ri të Napolit, De Laurentiis nuk përmendi emra por theksoi se ka filluar nga puna për të gjetur një tjetër timonier që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. 

Kthehu mbrapa

Shto koment