Benitez: Ferguson po flet palidhje

04.05.2013 (komentet: 0)

Është ringjallur rivaliteti i viteve të mëhershme mes rivalëve të përbetuar, Sir Alex Ferguson dhe Rafa Benitez. Por, tani pasi ky i fundit flet nga pankina e Chelseat dhe akuzohet nga Ferguson për egoizëm.

Ferguson nuk ka nguruar që ta akuzojë Benitezin se  është tejet i interesuar për CV-në e tij dhe shumë pak për ekipin, pasi Benitez u shpall trajneri më i mirë i muajit prill.

“Benitez ka bërë punë të mirë javëve të fundit, por ai është i brengosur shumë për CV-në e tij. Ai i referohet shumë asaj”, ka theksuar Ferguson.

Menjëherë ka pasuar përgjigja e Benitez, duke e akuzuar Fergusonin se po flet pa lidhje.

“Kështu është kur jeni në një top ekip dhe keni pasur më shumë të holla se të gjithë për të folur”, u shpreh Benitez.

Kur është pyetur Ferguson nëse do t’ia shtrëngojë dorën Benitezit dhe t’i thotë lamtumirë duke e ditur se do të jetë përballja e tyre e fundit, Ferguson tha se është në kulturën e tij që të përshëndetet, e madje dhe të pi një gotë verë me rivalët e tij.

Por, në disponim për një gotë verë nuk është treguar Benitez.

“Ne nuk do të pimë verë, për shkak se unë nuk pi verë”, ka thënë Benitez.

Manchester United e pret Chelsean të dielën në ora 17:00 në teatrin e ëndrrave, Old Trafford. 

Kthehu mbrapa

Shto koment