Benitez: E kam përmirësuar Torresin

21.04.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka thënë se tifozët më në fund po shohin lojë të mirë nga Fernando Torres, për shkak të planit të veçantë të stërvitje që i ka dhënë atij.


Sulmuesi spanjoll ka shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe Benitez thotë se kjo ka ardhur për shkak të stërvitjeve të veçanta që ai i ka dhënë atij.

“Fernando është duke u stërvitur sipas një plani të veçantë në palestër me trajnerin tonë të fituesit Paco de Miguel. Ai ka ngritur pesha dhe gjithashtu ka punuar për shpejtësinë e tij dhe ju e keni parë që kohën e fundit ka qenë më i fortë dhe më i shpejtë”.

Kthehu mbrapa

Shto koment