Benitez: Do t’ia shtrij dorën Fergusonit

01.04.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka deklaruar se ai do t’ia shtrëngoj dorën rivalit të tij të përbetuar, Sir Alex Fergusonit.

Chelsea pret Manchester Unitedin në ndeshjen kthyese të FA Cup dhe Benitez ka deklaruar se do t’ia shtrëngoj dorën rivalit të tij, përkundër fjalëve të shumta të shkëmbyera në media në të kaluarën.

“Menaxheri mikpritës, që do të jem unë në këtë rast, do t’ia shtrij dorën menaxherit mysafir”.

“Në ndeshjen e kaluar, nëse e shikoni DVD-në dhe të gjitha imazhet, ju mund të shihni një fotograf duke biseduar me Fergusonin dhe e shihni se ai nuk më shikoi mua. Nuk është faji im”.

“Unë do të shkoj dhe do t’ia shtrij dorën. Ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën dhe shpresoj se nuk do të kemi një situatë sikur në ndeshjet e kaluar dhe do të mund të flasim vetëm për futboll”, është shprehur Benitez.

Kthehu mbrapa

Shto koment