Befasia ndodhi, Barça bie në Londër

19.04.2012 (komentet: 0)

Chelsea e ka mposhtur Barcelonën me rezultat minimal në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Londër. Drogba ishte autor i golit të vetëm, megjithë dominimin e plotë të Barcelonës në terren.

Tri vite më parë, Drogba kishte pasur një paraqitje jashtëzakonisht të dobët, kur kishte dështuar të shënoj ndaj Barcelonës, e cila atëbotë kishte kaluar në finale, fal vendimeve kundërthënëse të arbitrit norvegjez, Tom Ovrebo. Tri vite më vonë Drogba dhe Chelsea u takuan sërish në gjysmëfinale, mirëpo kësaj radhe ata ia dolën të bëjnë befasinë dhe gjunjëzojnë katalonasit në “Stamford Bridge”.

Kjo ishte humbja e tretë për Barcelonën në 63 ndeshjet e fundit dhe njëherësh vetëm ndeshja e katërt këtë sezon në të cilin ajo nuk ka shënuar gol. Kampioni aktual i Evropës tërë kohën ka bërë presion, kërcënoi dhe ka huqur rastet që nuk huqen, e Chelsea shënoi golin e triumfi t nga gjuajtja e vetme në portë.

Momenti vendimtarë ndodhi në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesë lojës së parë, kur që Drogba e zuri Valdesin në këmbën e gabuar, pas asistimit të Ramiresit. Trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo në pjesë lojën e dytë vendosi të mbrohej me të gjitha forcat, e cila në fund edhe iu shpagua, e në masë të madhe të ndihmuar nga vetë lojtarët e Barcelonës.

Futbollistët e Pep Guardolas 72 për qind të ndeshjes e patën topin në posedim dhe 12 herë kanë gjuajtur në drejtim të portës, por asnjëra prej tyre nuk e gjeti rrugën e duhur. Është e pamundur se si lojtarët e Barcelonës njëri pas tjetrit turpëroheshin para portës së Cechut.

Para së gjithash u koritën Fabregas, i cili madje tri herë u gjend në pozitë ideale, por dështoi të qëlloj portën kundërshtare, duke reaguar mjaft ngathët. Pas tij kanë dështuar edhe Sanchez, Adriano dhe Puyol. Rastin më të mirë për të barazuar Barcelona e pati në minutën e fundit të ndeshjes kur e qëlloi pingulen.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën që vjen në “Nou Camp”. Ndeshja e parë e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Bayern Munchenit dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e ekipit gjerman, me rezultat 2:1.

Kthehu mbrapa

Shto koment