Beckenbauer: Shaqiri është talent i mrekullueshme

25.01.2013 (komentet: 0)

Pa pritur dhe pa kujtuar, Xherdan Shaqiri, ka fituar një ‘avokat’ sa i përket aventurës së tij te Bayern Munichu. Është një kampione bote. Në vitin 1974 si futbollist, ndërsa në vitin 1990 si trajner. Është ‘kaiser’ (‘perandor’) i futbollit gjerman e botëror dhe president nderi i Bayern Munichut.

 

Në një prononcim për ‘Blick’, Franz Beckenbauer ka dërguar në ‘qiellin e shtatë’ talentin kosovar. ‘Babai’ i futbollit gjerman deklaroi se Xherdani është një talent i madh i futbollit evropian dhe gjithmonë sjell freski në lojën e bavarezëve.

“Shaqiri më duket shumë mirë. Ai gjithmonë sjell freski posa të futet në lojë. Unë e shikoj me kujdes dhe kënaqësi, sepse ai luan krejt spontanisht. Shaqiri është një talent i mrekullueshme”, u shpreh Beckenbauer. Përkundër një vlerësimi të tillë të legjendës së futbollit gjerman, Shaqiri nuk ka fituar shumë paraqitje dhe minutazh këtë stinor me Bayernin. Të paktën jo të qenit një titullar. Kjo gjë nuk po i pëlqen as Beckenbauerit.

“Personalisht, më duket mëkat që ai nuk po merr më shumë paraqitje. Ai luan me shumë efektshmëri”, u deklarua ish-futbollisti i Kombëtares gjermane. Të kujtojmë se Beckenbauer ka ditur edhe më parë të dal në mbrojtje të shqiptarëve, ndërsa gjatë vitit 2011 vizitoi Kosovën ku tregoi mbështetje për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Shaqiri pesimist

Përkundër deklaratave inkurajuese nga Beckenbauer, nuk pritet që Shaqiri të aktivizohet si titullar në takimin e kësaj fundajve, që Bayerni do ta zhvillojë kundër Stuttgartit.

Megjithatë, në sytë e Shaqirit vetëm fitorja ka rëndësi. “Paraqitja ose jo nuk është shumë e rëndësishme. Synimi ynë është që ta fitojmë çdo ndeshje dhe të marshojmë tutje në Kampionat. Konkurrenca te Bayerni është e madhe, por unë jam ende i ri dhe kam ende shumë kohë”, u shpreh talenti kosovar.

Për një vend titullari te bavarezët, Shaqiri duhet të ‘luftojë’ me yje si Franck Ribery, Arjen Robben, Toni Kroos dhe Thomas Muller. Marrë parasysh se Ribery është i pazëvendësueshëm dhe Kroos është e ardhmja bavareze, Robben e Muller mund të konsiderohen rivalë kryesorë të Xherdanit. (ORAinfo)

Kthehu mbrapa

Shto koment