Beckenbauer: Shaqiri duhet të luaj më shumë

25.02.2013 (komentet: 0)

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka vlerësuar lartë paraqitjen e shqiptarit, Xherdan Shaqiri te skuadra bavareze. Për cilësitë e tij është deklaruar vet legjenda bavareze, Franz "Kaiser" Beckenbauer, duke vlerësuar paraqitjet e shqiptarit më pasaportë zvicerane.


 

"Mendoj se Shaqiri është shumë i mirë. Ai përherë sjellë ajër të pastër, kur angazhohet në lojë. Shaqiri është një talent i mrekullueshë", tha Beckenbauer.

Beckenbauer thekson se është dëm që ai nuk përfiton më shumë lojë duke shtuar se loja e tij është shumë efektive. Ai tha se ka qenë për vizitë pune në vendlindjen e Shaqiti në Kosovë, kur ish-presidenti, Behxhet Pacolli e emërojë "Ambasador të sportit të Kosovës".

Xherdan Shaqiri që nga kalimi te Bayern nga Baseli, ka luajtur në 21 ndehsje, 13 herë në kampionat, 5 ndeshje të Ligës së kampionëve dhe 3 ndeshje të Kupës së Gjermanisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment