Bayerni, ulëset e Allianz Arenas, donacion për shqiptarët
06.09.2014 (komentet: 0)
Bayern Munichu është dëshmuar edhe një herë si klubi më i dashur ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët, e këtë gjiganti gjerman po e vërteton me vepra në terren.
Bayerni së fundmi ka ndërruar ulëset e tribunës jugore të stadiumit Allianz Arena ku qëndrojnë ultras tifozët e Bayernit.
Këto ulëse, bordi i Bayernit ka vendosur t'i dërgojë në fshatin Dellogozhdë të Strugës në Maqedoni, fshat ky i banuar tërësisht me shqiptarë.
Këto ulëse janë vendosur në fushën e sportit të shkollës “Nuri Mazari”, raporton Daily Mail.
Portalet serbe dhe maqedonase janë acarruar nga ky veprim i klubit gjerman, që e kanë kritikuar atë pasi që shkolla mban emrin e një prej komandantëve të UÇK-së.
Këto ulëse janë përuruar me anë të një turneu lokal, ku ambienti ishte i stërmbushur me flamuj shqiptarë dhe të Bayernit.
Nuk është hera e parë që Baeyrn Munichu ndihmon shqiptarët. Klubi më i madh gjerman ka ndihmuar edhe shqiptarët e Kosovës gjatë luftës çlirimtare ndaj okupatorit serb. /Telegrafi/
Shto koment