Bayerni fiton derbin, Dortmundi mposhtet nga Hamburgu

23.09.2012 (komentet: 0)

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafire në derbin e javës së 4-të në Bundesligë përball Schalkes me rezultat 2-0.

artikuj

 

 

Golat për bavarezët u shënuan në pjesën e dytë.  Për 0-1 shënoi Toni Kroos (55’), asistues ishte Tomas Muller. Ky i fundit pas vetëm 3 minutave shënoi për 0-2. Shaqiri u inkuadrau në lojë në minutën e 84-të.

Kampioni në fuqi, Borussia Dortmund është mposhtur në udhtim te Hamburgu. Futbollistët e Jurgen Klop u gjendën në disavantazh në minutën e 2-të, kur shënoi M. H. Son, pasi mori një assist nga Rafel van der Vart.

Me të filluar pjesa e dytë Dortmundi barazoi rezultatin me kroatin I. Perisic(46’).

10 minuta më vonë Hamburgu riktheu epërsinë nëpërmjet I. Ilicevic (55’), përsëri asistues ishte Van der Vart.

Kur pritej reagimiiI kampionëve, Hamburgu shënoi edhe golin e tretë, përsëri me M. H. Son (59’).

Me të filluar aksionin nga mesi i fushës, Dortmund shënoi për 3-2, shënues ishte I. Perisic (60’).

Një pikë të rëndësishme e ka marrë edhe skuadra e dyshes nga Kosova, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, të cilët ishin startues në këtë takim. Greuther Furth barazoi me Wolfsburgin 1-1.

Rezultatet

Dje

Nurnberg – E. Frankfurt 1-2

Sot

Wolsfurg - Greuther Furth 1-1

Schalke – Bayern Munich 0-2

Mainz – Augsburg 2-0

Hamburg – B. Dortmund 3-2

Dusseldorf – Freiburg 0-0

Nesër

B. Leverkusen – B. Monchengladbach

Werder Bremen – Stutgart

Hoffenheim - Haonver

Tabela: Bayern 12 pikë, E. Frankfurt 12, Hanover 7, B. Dortmund 7 Schalke 7…

/mesazhi/A.Bilalli/

Kthehu mbrapa

Shto koment