Bayern vuan por kualifikohet

14.03.2013 (komentet: 0)

Arsenal e ka rrezikuar në maksimum kuali?kimin skuadrës së Bayernit të Munchenit e cila përkundër faktit që aktualisht cilësohet si skuadra më në formë në Evropë, ata në këtë mbrëmje treguan shumë dobësi. Arsenal fitoi me rezultat 2:0, por nuk mjaftojë të ecin më tutje.

 

Fitorja në ndeshjen e parë e bavarezëve në Londër me rezultat 3:1, sikur kishte krijuar përshtypje të gjermanet se tashmë ata e kishin siguruar kuali?kimin. Kjo bëri që në fushë të zbresin shumë komod, gjë e cila i ka kushtuar me gol qysh në minutën e tretë, kur ka shënuar francezi Giruod.

Kualifikimi i tyre u rrezikua tepër kur në minutën e 86, Koscielny ka shënuar me kokë për ta ngritur rezultatin në 2:0. Gjithçka tashmë varej për një gol. Presioni i anglezëve në minutat e fundit ishte shumë i madh por jo deri në atë mas sa të shënojnë golin e kuali?kimit.

Arsenal vërtet ka zhvilluar një lojë shumë të mençur. Ata edhe përkundër epërsisë së hershme nuk janë
lëshuar shumë, duke zhvilluar ndeshje të sigurt. Në anën tjetër Bayern i vetëdijshëm se goli i dytë do t’i vështirësojë tejmase punën atyre, më shumë janë përqendruar në mesin e fushës.

Ata në pjesën e parë kanë pasur më shumë në posedim topin, madje, sikur Muller, Tony Kros dhe Mandzukiq të ishin më të vëmendshëm kanë mundur t’i barazojnë shifrat qysh në periudhën e parë. Në pjesën e dytë rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin kishte Arjen Robben në minutën e 67-të, kur u
gjend përball portierit Fabianski i cili intervenojë si duhet duke e pritur gjuajtjen e holandezit.

Gjithsesi, ajo që duhet theksuar është se Bayern përkundër kuali?kimit nuk kanë mundur të festojnë shumë, pasi që edhe vet ishin të vetëdijshëm se kjo mbrëmje ishte shumë e keqe dhe nuk iu premton shumë.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i cili këtë ndeshje e ka përcjell nga banka e rezervave, duke mos ?tuar besmin për asnjë minutë të trajnerit Henckes për tu aktivizuar në lojë. Ai humbjen e skuadrës së tij e ka përjetuar bukur rënd, ai u pa duke reaguar rënd pas pësimit të golit të parë.

Një përballje me shumë emocione ka dhuruar takimi i dytë i kësaj mbrëmje ku u ndeshen, Malaga dhe Porto. Takimi i parë ui zhvilluar në Lisbonë, përfundojë me ?toren minimale të portugezëve 1:0. Spanjollët këtë epërsi kanë arritur ta shkrijnë qysh në pjesën e parë pas golit të shënuar nga Isco në minutën e 43-të.

Shumë më vështirë për Porton erdhi në minutën e 49-të kur Defuor përjashtohet më karton të kuq, gjë të cilën e kanë shfrytëzuar vendasit për të dy?shuar epërsin përmes Santa Crouz në minutën e 77-të,
gol ky që doli të jetë vendimtar për kuali?kimin e tyre.

Malaga është skuadra e tretë , spanjolle që është kuali?kuar në çerek?nale. Me herët këtë status e kishin siguruar Real Madrid dhe Barcelona.

Kthehu mbrapa

Shto koment