Bayern “pushton” Santiago Bernabeun, i bashkohet Chelseas në finale

26.04.2012 (komentet: 0)

Bajerni në finale, eliminohen mbretërit

Bastian Schweinsteiger ka shënuar penalltinë vendimtare, nga tre sa i shënuan gjermanët në portën e Casillasit, ndërkaq pos tij realizuan edhe Alaba e Gomez, derisa tek vendasit vetëm Alonso ishte i saktë.

Bayern Munchen është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, ata ishin më të saktë gjatët goditjes së penalltive, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të ngjashëm si një javë më parë, 2:1, në të mirë të skuadrës vendase, këtë rast Real Madridit. Cristiano Ronaldo edhe pse shënoi dy herë në kohën e rregullt, ishte i pafat në penalltinë e parë, derisa edhe goditjen e Kaka-s, e ndali Neuer. Derisa dy për gjermanët shënuan Alaba dhe Gomez. Më pas Casillas ndali gjuajtjen e Kros e të Lahm, por nga mberëtrit vetëm Alonos ishte i saktë. Ramos gjuajti mbi portë, derisa Schweinsteiger ishte i saktë në goditjen vendimtare duke shënuar 3:1 gjatë goditjeve nga pika e bardhë,

Real Madridi e ka nisur furishëm lojën duke shënuar dy gola të shpejtë nëpërmjet Cristiano Ronaldo. Ylli portugez realizoi së pari në minutën e 6-të, nëpërmjet penalltisë. Gjyqtari Kassai reagoi pikën e bardhë pasi goditjen e Di Marias e ndali me dorë mbrojtësi I krahut, Alaba, I cili u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë duke humbur finalen e mundshme. Ndërkaq ish fituesi I topit të artë, dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të, këtë radhë ai u shërbye nga turku me nënshtetësi gjermane, Ozil, I cili me tu future në zonë goditi saktë në këndin e poshtëm të portës gjermane, 2:0. Ronaldo me këtë rast realizoi golin e dhjetë në po aq takime në Ligën e kampionëve në këtë edicion.
Pas këtij dy golëshi Bayerni e mori lojën nën kontroll, ndërkaq vetëm pas 13 minutave, holandezi Arjen Robben shndërroi në gol penalltinë, të cilën më parë e shkaktoi Pepe me një ndërhyrje nga mbrapa ndaj sulmuesit gjigant, Mario Gomez. Gjermanët vazhduan me lojë fenomenale edhe në pjesën tjetër të gjysmëlojës së parë por pa ia dalë të shënoni golin e dytë. Ndërkaq rastin më të mirë ish futbollisti I Real Madridit e kishte në minutën e 8-të, kur I vetmuar përballë portierit Caillas nga dy, tri metra gjuajti mbi portë. Pjesa e dytë është zhvilluar me më shumë taktizime, pasi sa kalonte koha një gol I pësuar do t’I kushtonte shumë skuadrave. Rastet më të mira I kishin Benzema (56’) dhe Robben (66’).
Meqë gjendja e përgjithshme ishte e barabartë, 3:3, takimi shkoi në vazhdime, por edhe gjatë kësaj kohe përkundër orvatjeve të skuadrave nuk ia dolën të zgjidhin enigmën e fituesit, për t’ia lënë atë goditjeve nga pika e bardhëm që më shumë konsiderohet fat.
Ishte kjo hera e pestë që këto skuadra u përballën me nga dy ndeshje në këtë garë. Tri herë më tej kishin kaluar, bavarezët, derisa një herë Real Madridi. Ishte kjo hera e parë që skuadra që kalon më tej u përcaktua pas goditjeve nga penalltia.

Real Madrid - Bayern Munchen 2:1 (2:1)

Stadium “Santiago Bernabeu” në Madrid
Shikues: 80.000
Shënues: Ronaldo (6’ pen.), 14’ – Robben (27’ pen.)
Gjqytar: Viktor Kassai
KV: Pepe, Arbeloam Granero – Alaba, Robben, Gustavom Badstuber

Real Madrid: Casillas, Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo, Khedira, Alonso, Di Maria (Kaka), Ozil (Granero), Ronaldo, Benzema (Higuain).

Bayern Munchen: Neuer, Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba, Gustavo, Schweinsteiger, Robben, Kroos, Ribery (Muller), Gomez.

Goditjet nga pika e bardhë

Real Madridi: Ronaldo 0:0, Kaka, Alonso (2:1), Ramos (1:3)

Bayern Munchen: Alaba (0:1), Gomez(0:2), Kros (0:2), Lahm (0:2),Schweinsteiger(1:3)

 

Kthehu mbrapa

Shto koment