Në të vërtet kjo e fundit vazhdimisht ka kontaktuar me drejtuesit e FIBA-s, dhe ka kërkuar që të basketbollit të Kosovës t’i hapen dyert për të garuar në arnën ndërkombëtare. Ndërkaq premtimi i drejtuesve të FIBA-s, që Kosovës do t’i mundësohet pjesëmarrja në ligën rajonale, Ballkan Liga, është realizuar përkundër faktit që kjo ligë tani më ka nisur.

Për këtë qëllim, në Kosovë po qëndron drejtori i Shay Shtriks, i cili edhe do të inspektoi klubet e Kosovës, të cilat edhe kanë mundësi reale t’i plotësojnë kushtet për këtë ligë. Liga Rajonale, që njihet si BIBL, ngërthen në vete skuadra të vendeve si Izraeli, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, që janë të ndara në dy grupe.

Ndërkaq përfaqësuesi i Kosovës pritet të jetë pjesë e Grupit B, pjesë e së cilës janë, Kavala (Greqi), Rilski (Bullgaria), Kozuv (Maqedonia), Teodo (Mali i Zi) dhe OKK Beograd (Serbia). Kjo është hera e parë që një skuadër e meshkujve pranohet të luajë në një ligë të tillë, ndërkaq në konkurrencën e femrave vashat e Universitetit e kishin provuar vetën në ish ligën Trokal.

Basketbolli i Kosovës ka rrugëtuar në një rrugë të vështirë deri në fillimin e daljes nga geto. Ky sport ishte ndër të parët që ishte pavarësuar nga ai ish-Jugosllavia. Me 21 tetor të vitit 1991, u mbajt mbledhja e parë nga ku dolën organet e para drejtuesve të FBK-së.

Që atë botë kanë filluar tentimet për ndërkombëtarizim, kur i ishin drejtuar FIBA-s, me kërkesën për pranim. Ndërkaq gara ishte mbajtur me vështirësi për t’i bërë ballë agresionit serb, derisa në vitet e pasluftës basketbolli u shndërrua në sportin numër një në vend.

Përkundër getoizimit, ai mbajti primatin. Ndërkaq që së fundi sërish palestrat u mbushën përplotë dhe basketbollistë të huajë vërshuan elitën e basketbollit të Kosovës. Lajmi i Fundit, për pranimin në ligën ballkanike është një hap i madh, për ndërkombëtarizimin e basketbollit tonë. Sukseseve djelmoshave që do të na përfaqësojnë, të cilët kanë një barrë të madhe pasi në bazë të paraqitjeve të tyre do të varen edhe hapat tjerë drejt ndërkombëtarizmit./bota sot/