Barcelona ne vendin e dyte

03.03.2014 (komentet: 0)

Barcelona e ka ngushtuar në një pikë diferencën me liderin RealMadrid, pas triumfit prej 4-1 kundër Almerias në Camp Nou. Nikoqirët krijuan epërsi të hershme me anë të Alexis Sanchez, i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Fabregas, për të shënuar (9’).

Barcelona e ka ngushtuar në një pikë diferencën me liderin RealMadrid, pas triumfit prej 4-1 kundër Almerias në Camp Nou.
Nikoqirët krijuan epërsi të hershme me anë të Alexis Sanchez, i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Fabregas, për të shënuar (9’).

Superylli argjentinas, Lionel Messi, e ngriti epërsinë me një goditje nga gjuajtja e lirë (23’).

Mirëpo, pas një harkimi nga këndi, Angel Trujillo e ngushtoi rezultatin (26’).

Vendasit krijuan shumë raste në fraksionin e dytë, megjithatë nuk u treguan të efektshëm deri në minutën e 83-të, kur shënoi Carles Puyol.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Xavi Hernandez, i cili realizoi golin e katërt (89’).

Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelë, me një pikë më pak se Real Madridi dhe dy më shumë se Atletico Madridi.

Kthehu mbrapa

Shto koment