Barcelona, 120 milionë euro transferime të verës?

25.03.2014 (komentet: 0)

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, thotë se klubi katalanas mnd të harxhojë deri në 120 milionë euro për transferime, në prag të sezonit të ardhshëm.

“Secilin vit ne kemi një fitim përtej harxhimeve prej rreth 120 milionë euro”.

“Në përgjithësi ne e shfrytëzojmë gjysmë e këtij fitimi për të transferuar dhe pjesën tjetër për të paguar borxhe”.

“Por mund të ketë ndonjë vit ku ne e harxhojmë të gjithë 120 milionë eurot në transferime”, ka thënë Bartomeu për El Periodico.

Barca së shpejti pritet të zbulojë transferimin e portierit të Borussia Monchengladbach, Marc-Andre ter Stegen, derisa është lidhur edhe me transferimin e lojtarëve si David Luiz, Jan Vertonghen dhe Eliaquim Mangala, për të përforcuar mbrojtjen.

Kthehu mbrapa

Shto koment