Barca kryeson me meritë, pret gabim nga Atletico

29.03.2014 (komentet: 0)

Barcelona ka shënuar fitore shumë të merituar në udhëtim te Espanyoli me rezultat minimal 0-1, për të kryesuar tabelën e La Ligas.

Barcelona në këtë takim u shfaq në fushë pa Iniestan, gjë që edhe u diktua pak a shumë në lojë.

Barcelona edhe pa Iniestan dominoi, por vështirë i krijonte rastet.

Ishte Messi ai që kishte mundësitë për të realizuar, teksa Espanyol po të mos ishte portieri Pinto edhe do të kalonte në epërsi.

Në pjesën e dytë ishte Javi Lopez ai që preku topin me dorë në zonë, për t'i garantuar një penalti Barcelonës.

Lionel Messi realizoi me shumë siguri për 1-0 në mes të portës.

Në minutën e 83-të nga loja u largua Francisco Casilla i cili u ndëshkua me të kuq.

Barcelona me këtë fitore arrin në kuotën e 75 pikëve në vendin e parë, dy pikë më shumë se Atletico Madrid që i shkon në ora 20:00 Athletic Bilbaos. 

Kthehu mbrapa

Shto koment