Barca ka një shans historik

14.05.2014 (komentet: 0)

Mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, mendon se Barcelona ka një shans historik për ta fituar La Ligan ditën e shtunë.

Blaugranët duhet ta mposhtin Atletico Madridin në ndeshjen e fundit sezonale për ta mbrojtur titullin e Spanjës.

Ndërkaq, kryeqytetasve u mjafton barazimi për ta fituar titullin e parë që nga viti 1996.

“Kemi menduar se e humbëm La Ligan, por futbolli na ka dhënë një mundësi të re”.

“Po luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë dhe gjithçka është në favorin tonë për të fituar”.

“Kemi një shans historik. Do të jetë një përfundim spektakolar. Kushdo që do të thoshte se kemi një shans do të ishte shpallur i çmendur!”, ka deklaruar Xavi. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment