Barca dhe Messi që të gjithë duan t’i shohin

16.03.2014 (komentet: 0)

Barcelona ka reaguar në mënyrën më të mirë pas paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e fundit në La Liga. Blaugranët e kanë shkelur Osasunan në Camp Nou me rezultat 7-0.

Lojtarët vendas ishin në disponim në gjysmën e parë dhe arritën ta fitonin ndeshjen para se të shkonin në pushim duke realizuar tre gola.

Pedro dërgoi një harkim te Xavi, spanjolli ia pasoi topin Alexisit që asistoi te Lionel Messi dhe argjentinasi e dërgoi topin në rrjet (18’).

Pas kombinimeve me Iniestan, Alba krosoi te Alexis Sanchez, kiliani ishte efektiv (22’).

Andres Iniesta mori një top nga Busquets dhe goditi me të majtën, topi u ndal në rrjet (34’).

Në fraksionin e dytë, bashkëpunimi i Iniestas me Messin u konkretizua me golin e dytë personal të argjentinasit (63’).

Porsa shkeli në fushë, në kontaktin e tij të parë me topin, Cristian Tello u regjistrua në listën e golashënuesve (78’).

Dhe qershia mbi tortë ishte kompletimi i het-trikut nga Lionel Messi (88’). Dani Alves ishte asistues.

Por, jo vetëm kaq, Pedro Rodriguez realizoi golin e tij të merituar në këtë përballje (90’).

Kjo fitore e lë Barcelonën në vend të tretë në tabelë me një pikë më pak se Atletico Madridi dhe katër prapa liderit Real Madrid. /Telegrafi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment