Balotelli ja terron Palermos.

17.03.2013 (komentet: 0)

Skuadra e Milanos e ka gjetur ngushllimin e humbjes ndaj Barcelones ne Ligen e Kampionëve,Mianezët mboshtën sot Palermon me rezultat 2-0.

Milani e filloi shumë mirë ndeshjen. Mario Balotelli e realizoi golin hapës për Rossonerët nga penaltia në minutën e nëntë për 1-0.

Në vazhdim Rossonerët dominuan, por edhe Palermo tentoi pa pasur sukses.

Fitoren në pjesë të dytë e siguroi Mario Balotelli me një gol për 2-0 në minutën e 66-të.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Milani shënoi një fitore shumë të rëndësishme.

Napoli e kishte një duel të vështirë me Atalantan në shtëpi, ku napolitanët fituan me shumë mund 3-2.

Pas javës së 29-të, Milani ka 54 pikë në vendin e tretë, tre më pak se sa Napoli në vendin e dytë dhe shtatë pikë më shumë se Interi në vendin e pestë.

Kthehu mbrapa

Shto koment