Balotelli drejt largimit nga Liverpooli

09.02.2015 (komentet: 0)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli duket se do të largohet nga “Anfield” në fund të këtij sezoni.

 

Ish-sulmuesi i Milanit assesi po arrin të gjejë formën e tij më të mirë dhe, sipas mediave britanike, klubi nga “Anfield” ka vendosur që në fund të kampionatit ta largojë atë, transmeton KosovaPress.

Mediat në ishull shkruajnë se Liverpool qysh tash është në kërkim të pasardhësit të reprezentuesit italian, i cili llogaritët transferim i dështuar në skuadrën e Brendan Rodgers.

Redsat raportohet se ia kanë vënë syrin sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ciro Immobile, i cili në fund të sezonit pritet të largohet nga skuadra e Jugen Klopp.

Kthehu mbrapa

Shto koment