Ballistët e “Shkëndijës” kanë pyetje për Platinin...

30.10.2014 (komentet: 0)

Tifozët e klubit nga Tetova, “Shkëndija”, kanë shpalosur një baner në stadiumin e tyre duke pyetur Michel Platinin a do t’u japë pikë nëse ata veprojnë si tifozët serb në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Ballistët” kanë vazhduar reagimin ndaj vendimit të njëanshëm të UEFAsë për të ndëshkuar Shqipërinë me disfatë 3-0, edhe pse kuqezinjtë ishin viktima të sulmeve nga tifozët në stadiumin e Beogradit dy javë më parë.

Në ndeshjen kundër “Metalurgu”-t të Shkupit ata kanë publikuar një mesazh/pyetje të shkruar në gjuhën angleze për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

 

“I dashuri Platinoviç, na i rrahën futbollistët dhe fituan 3:0. T’i vrasim ne në ndeshjen e kthimit dhe të fitojmë një vend në Evropianin 2016?”, shkruhej në mesazhin e “Ballistëve”./Lapsi/Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment