Bale shënon tre gola në fitoren e Realit

30.11.2013 (komentet: 0)

Real Madridi ishte superior në triumfin prej 4-0 kundër Valladolidit në Santiago Bernabeu, ku në mungesë të Cristiano Ronaldos, shkëlqeu uellsiani Gareth Bale.

Vendasit ishin dominues në fraksionin e parë, mirëpo iu deshën plot 33 minuta për ta shënuar golin e epërsisë.

Marcelo dërgoi një top te Di Maria, argjentinasi krosoi në zonë, ku Gareth Bale e priti topin e kthyer nga portieri për të shënuar me kokë (33’).

Kaluan pak minuta dhe Blancos e shënuan golin e dytë. Një harkim të bukur të Bale e konvertoi në gol Karim Benzema (36’).

Në pjesën e dytë, Gareth Bale ishte sërish protagonist, ndërsa Marcelo ishte arkitekt i golit (64’).

Uellsiani kompletoi het-trikun në minutën e 89-të, ndërsa edhe për këtë gol i ka borxh Marcelos.

Real Madridi mban pozitën e tretë në tabelë me tri pikë më pak se liderët, Barcelona dhe Atletico Madrid. Blaugranët ndeshjen e kësaj jave e zhvillojnë të dielën kundër Athletic Bilbaos.

Kthehu mbrapa

Shto koment