BALE “NDEZ BETEJËN”: JAM GATI PËR EL CLASICO

19.11.2015 (komentet: 0)

Ky është sezoni i së vërtetës për Gareth Bale, i cili u trnsferua te Reali dy sezone më parë për rreth 100 milionë euro.

Sulmuesi uellsian nuk ka arritur t’i justifikojë ende milionat e derdhura nga Florentino Perez në arkën e Tottenhamit duke u vendosur shpesh herë në qendër të kritikave dhe sipas të gjitha gjasave, ky sezon është shansi i fundit për sulmuesin që të bindë drejtuesit “merengues”. Një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit është pikërisht El Clasico ku Bale kërkon të tregojë gjithë aftësitë e tij.

“Kam qëndruar jashtë fushave 6 javë për shkak të një dëmtimi dhe nuk kam pasur mundësi të luaj me kapacitetin tim të plotë. Gjithsesi tashmë ndihem në formë dhe jam gati për betejën e radhës. Do të ndeshen dy skuadrat më të mëdha të Spanjës me shumë rivalitet mes tyre sepse një sfidë e tillë shpesh herë ka vendosur edhe fatin e titullit”. 
Në vijim të intervistës, Bale thekson se e mbështet lojën e tij në disa cilësi të veçanta, falë të cilave shpreson që të bëjë një paraqitje pozitive edhe të shtunën.

“Jam një lojtar i shpejtë dhe shpresoj që mbrojtësit kundërshtarë t’i vendos në vështirësi. Gjithsesi inë kërkoj të jap përherë maksimumin dhe të punoj shumë në fushën e lojës për ta ndihmuar skuadrën të gjejë fitoren”.

Uellsiani që ndihmoi kombëtarebn e vendit të tij në garën për një biletë drejt Euro 2016 beson se Reali i Madridit i ka të gjitha mundësitë për të fituar.

“Deri tani kemi humbur vetëm një ndeshje por jemi përmirësuar shumë. Uroj që gjatë sezonit të rritemi edhe më shumë fizikisht për të luftuar deri në fund për kampionatin. Barcelona do të luajë një futboll sulmues, ashtu si ne. Shpresoj që të mos e gjejnë rrugën e rrjetës”.

Kthehu mbrapa

Shto koment