Atletico pret gabimin e Realit

23.03.2014 (komentet: 0)

Atletico Madridi ka regjistruar fitore komode prej 2-0 si mysafir i Real Betisit.

Rrjetat nuk u prekën në fraksionin e parë, ndërsa ekipi vendas arriti të mbahej deri kur mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Bryan Rodriguez nuk veproi aspak mençur duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe arbitri e përjashtoi nga loja (56’).

Menjëherë pas, Gabi Fernandez i kaloi mysafirët në epërsi (58’).

Pas një harkimi nga e djathta, Koke asistoi te Diego Costa dhe braziliano-spanjolli shënoi golin e sigurisë (64’).

Atletico Madridi është në krye të tabelës me pikë të barabarta me Real Madridin (nga 70).

Los Blancos sonte (e diel) zhvillojnë superderbin ‘el Clasico’ kundër Barcelonës që gjendet katër pikë prapa liderëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment