Asllani në Olimpiadë

30.06.2012 (komentet: 0)

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani, do të garojë në Lojërat Olimpike "Londra 2012".

Asllani 22-vjeçare është njëra prej 18 futbollisteve të përzgjedhura nga Suedia për turneun olimpik. Sulmuesja aktualisht luan për Kristianstadsin, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Linkopingun në Suedi e Chicagon në SHBA. Ftesa për Asllanajn nuk ka qenë e sigurt, pasi ajo në vitet e fundit pati krizë, ndër të tjera edhe për shkak të lëndimeve dhe humbi vendin në përfaqësuese. Por, pas paraqitjeve të mira me përfaqësuesen U-23 e më pas edhe me atë A, Asllani u ftua. Asllani ka shënuar gjashtë gola në 35 paraqitjet e deritashme për Suedinë.

Kthehu mbrapa

Shto koment