Arsenali, 100 milionë për transferimet e verës

18.03.2014 (komentet: 0)

Arsenali do të ketë në dispozicion 100 milionë funte për të sjellë përforcime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Telegraph-i britanik shkruan se vitin e ardhshëm, Arsenali do të bëhet vetëm një prej disa klubeve në Evropë që do të gjenerojë më shumë se 300 milionë funte në vit.

Kjo fuqi e shtuar financiare vjen nga një analizë e publikuar mbrëmë nga Trusti i Tifozëve të Arsenalit rreth gjendjes së llogarive të klubit në gjysmë-sezon.

Ky Trust ka kërkuar një fiksim të çmimeve të biletave dhe vlerëson se do të ketë para rezervë në vlerën e 140 milionë funteve deri në qershor të këtij viti.

Mësohet se rreth 100 milionë do të jenë në dispozicion për përforcime të skuadrës, edhe pse kjo shumë përfshin edhe pagat e transferimeve të reja

/E.Smerqaku/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment