Arnis Latifi, e ardhmja e futbollit shqiptar (Video)

12.07.2015 (komentet: 0)

Kosova njihet si vend që prodhon talente të mëdhenj, dhe njëri ndër ta është edhe Arnis Latifi nga Gjilani.

 

Djaloshi nga Gjilani, 16-vjeçari Arnis Latifi, me plot sukses po luan në skuadrën Karvina U19 në Çeki.

Ai është i lindur në Belgjikë dhe i pajisur me pasaportën belge, por ka ëndërr që të luaj me njërën Kombëtare shqiptare si ajo e Shqipërisë apo e Kosovës.

“Shpresoj që një ditë ta veshë fanellën e Shqipërisë ose të Kosovës. Dëshira ime është të luaj për vendin tim”, tha Latifi për Telegrafin.

Në ndeshjen debutuese me Karvinën, Arnisi shënoi golin e fitores 3-2 ndaj ekipit sllovak Ruzhemborok.

“Ishte ndeshje shumë interesante, pasi ishim në barazim 2-2 në fund të ndeshjes arriti ta shënoj golin e fitores që më gëzoi jashtëzakonisht shumë si mua ashtu edhe ekipin”, thotë Latifi për Telegrafin.

Ai shihet si e ardhmja e futbollit shqiptar, pasi ka vetëm 16 vite dhe luan për U19, ndërsa një ditë shpreson të luaj në njërën skuadër mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

“Liverpool dhe Barcelona janë dy skuadrat e preferuara për mua. Shpresoj që të bëhem një ditë ndër lojtarët më të famshëm në botë për të luajtur në njërën nga këto dy skuadra dhe për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë”, vazhdon Latifi.

Latifi, nuk pritet të qëndroj edhe gjatë te Karvina, pasi për të po interesohen disa skuadra me emër në Evropë, siç është Grasshoppersi zviceran, skuadër që i shënoi gol Arnisi në një turne këtë vit.

Mesfushori ofensivë po menaxhohet nga babai i tij dhe disa menaxher të njohur shqiptarë dhe belg, ai pritet që gjatë vitit të ardhshëm ta bëjë hapin e madh në karrierë për të luajtur në një skuadër të njohur evropiane.

Arnisi, sportin e ka trashëgimi nga babai i tij, pasi ai është djali i vogël i legjendës së boksit kosovar, Agim Latifi, njeriu që ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në vitin 1987. /Telegrafi/

 


Arnis Latifi së bashku me babain e tij Agimin dhe një talent të skuadrës zvicerane Grasshopper.

Kthehu mbrapa

Shto koment