Anyla Kryeziu, merr ftesë të përfaqësojë Karolinën e Veriut

13.02.2014 (komentet: 0)

Volejbollistja 17 vjeçare nga Prishtina, Anyla Kryeziu, që aktualisht është duke jetuar në Amerikë, ka marrë ftesë që ta përfaqësoj Karolinën e Veriut, vendin ku është duke jetuar aktualisht. Madje, ajo ka marr edhe shumë oferta nga skuadrat e ndryshme amerikane, por ende nuk ka vendosur se ku do të luaj.

 

Ish – lojtarja e Prishtinës dhe AAB Riinvest, i ka thënë “Publiku.net”, se të premten do të marr pjesë në një turne shumë të madh dhe aty do të vendoset për të ardhmen e saj, edhe pse ajo e ka mendjen te një skuadër ndër më të njohurat.

“Kam marrë ftesën që të përfaqësoj Karolinën e Veriut në Australi dhe do ta pranojë këtë ftesë. Kam shumë oferta por ende nuk kam vendosur se ku do të luaj. Do të shoh se cili fakultet do të më ofroje kushte më të mira, por unë e kam mendjen te Brevard College, që është në divizionin e dytë. Të premten do tëshkojmë në një turne që mbahet në Washington DC ku marrin pjesë mbi 200 ekipe dhe aty pres të kem edhe oferta të tjera ”, ka thënë Kryeziu, për “Publiku.net”, e cila aktualisht luan për skuadrën NCVB, që funksionon në kuadër të fakultetit.

Përveç karrierës që po pretendon ta ketë të suksesshme, Kryeziu u shpreh se nuk do të len anash shkollën.

“Krahas volejbollit, unë do të fokusohem edhe në shkollë. Aktualisht jam në klasën e 12-të dhe mësimet po më shkojnë mirë. Kam dëshirë që të bëhet fizioterapeute”, ka thënë Kryeziu.

Ajo dëshiron të arrijë kulmin e karrierës në volejboll dhe në të njëjtën kohë dëshiron ta ndihmoje volejbollin e Kosovës.

Kryezi e gjatë 173cm, ka shkuar në Amerikë me 26 shtator 2012 dhe është duke jetuar me familjen e saj.

Vlen të përmendet se edhe motra e saj, Era Kryeziu është duke u marrë me volejboll ne Amerikë./Publiku.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment