Anchelotti,beson në mrrekulli.

17.03.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti ka pranuar se Barcelona është favorite në përballjen e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve por insistoi se nuk i sheh ata si skuadër të pamposhtur.

“Ne do ti kemi shanset tona. Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, dhe do të jetë interesant për ne të përgatitemi për këtë duel”, deklaroi Ancelotti për mediet franceze.

“Nuk do të jemi favorit, por mendoj se në futboll nuk ka ekip që nuk mund të mposhtet. Barcelona ka ekip të fuqishëm dhe individë të jashtëzakonshëm me kualitete të mëdha por gjithçka është e mundur, kjo është e bukura e sportit”, përfundoi ish bossi i Chelsea-t.

Kthehu mbrapa

Shto koment